Connect with us

Politike

Berisha: Pas futi në xhep Bashën, Rama përdori FBI-në

Kryetari i Parisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me anëtarët dhe kryetarët e grupeve të punës në PD, foli sërish për ccështjen McGonigal.

berisha akuzoi sërish kryeminsitrin Edi Rama se ka korruptuar disa nga njerëzit më të rëndësishmë të FBI-së amerikane për të marrë peng opozitën.

“Ju përshëndes përzemërsisht të gjithëve ju këtu dhe të gjithë anëtaret e anëtarët e FRPD-së, Lidhjes së Gruas Demokratike, të gjithë mbështetësve, simpatizantëve tanë në Tiranë.

Dua të ritheksoj edhe njëherë këtu para jush se, ne përballemi me një armik të egër të votës së lirë, të opozitës, demokracisë, pluralizmit.

Ne kemi përballë një njeri i cili siç dëshmuan për çdo shqiptar, zhvillimet e fundit, nuk njeh asnjë kufi, asnjë mora, asnjë normë, në përpjekjet e tij për të shkatërruar opozitën shqiptare. Aktet e tij janë ndër aktet më kriminale. Ai që në vitin 2017, Edi Rama pasi futi në xhep mandatin e dytë, u tha shqiptarëve se tani do u tregoj unë se si do të qeveris, do të qeveris pa opozitë.

Një opozitë e cila kishte humbur zgjedhjet, nuk mjaftonte kjo. Ajo nuk mund të tolerohej, ajo duhej të zhdukej dhe për këtë qëllim duhet të angazhonte organizatën më të fuqishme të planetit FBI-në. Duhet të korruptonte një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm të kësaj organizate për të manipuluar, hetuar, apo tjetër, këto do ti thotë drejtësia, por qëllimi i vetëm për të marrë peng kryetarin e opozitës. Për të shndërruar opozitën në një kallp opozitë.

Këtë akt e kryejnë vetëm armiq të betuar të demokracisë, idealeve demokratike, parimeve demokratike. Një akt të tillë nuk e kryen kurrë një njeri që beson në vlerat e demokracisë dhe sistemin demokratik”, tha Berisha.

Më tej ish-kreu i qeverisë deklaroi se kryeministri Edi Rama pasi futi në “xhep” ish-kreun e PD, Lulzim Basha, përdori george Soros dhe FBI-në për të shpallur non-grata Sali Berishën.

E vërteta është se McGonigal doli në pension, por operacioni apo farat e mbjella me atë operacion vazhduan gjer nga mesi i vitit 2021. Lulzim Basha i paditur për larje parash ra tërësisht në mëshirën e Edi Ramës dhe ai në kundërshtim me çdo ligj i mbylli dosjen, nuk e çoi në Gjykatën  e Lartë.

Pasi i kishte ndërsyer lobistit të PD-së, njeriun ndër më të fuqishmit të FBI-së, ai tregonte mëshirë duke marrë peng me dosje kryetarin e opozitës.

Ky demon pushteti që urren kundërshtarin njëlloj si i ati i tij xhelat, si daja i tij xhelat, bëri gjithçka që pasi futi në xhep Lulzim Bashën, përdori Sorosin, FBI e të tjerë për të shpallur ‘non grata’ Sali Berishën.

Vetë Departamenti i Shtetit me zëdhënësin e tij thotë, se bazë për këtë vendim kanë qenë edhe aktet dhe raportet të kontrollit antikorrupsion të qeverisë shqiptare. Raporte që nuk ka njeri në Shqipëri ti ketë lexuar, përveç atyre duarve të zeza që i kanë shpifur dhe dërguar. Raporte që nuk janë publikuar, nuk kanë parë dritën. Pra njëlloj si paratë e fshehta që ju dorëzuan McGonigal për veprën e tij të zezë edhe këto raporte”, tha Berisha.

Advertisement