Connect with us

Kronike

E rëndë/ Burri rreh barbarisht gruan

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Selenicë të Kolonjës.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. G., 41 vjeç, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme

Advertisement