Connect with us

Kronike

Zgjerimi/ “Dosja Kosova” në Parlamentin Europian

Në seancë plenare të Parlamentit Evropian është zhvilluar një debat për shtetet e Ballkanit Perëndimor ku mori pjesë edhe komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili është pyetur për vendet e rajonit veç e veç.

Një prej pyetjeve ishte “Dosja Kosova”, apo më saktësisht për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Të gjithë e dimë se cili është qëndrimi ligjor për statusin e Kosovës. Prishtina zyrtare ka aplikuar për anëtarësim. Presidenca suedeze është duke shqyrtuar opsionet. Nga ana jonë, ne do të përgatisim mendimin për statusin kandidati, por vendimi nuk na takon neve, por Këshillit”, u përgjigj Oliver Varhelyi

Komisioneri u pyet edhe për atë që është cilësuar si “dështim i Kosovës” në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog me Serbinë, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Do të ishte miri të përgjigjem duke cituar konkluzat e Këshillit Evropian ku u bë e qartë se cilat janë kushtet për përparim në rrugën evropiane”, tha Varhelyi

Ai u pyet edhe për dështimin e Serbisë që të përshtatet me politikën e jashtme të BE-së rreth sanksioneve ndaj Rusisë si dhe përhapjes së propagandës ruse në Serbi, por edhe rreth ndikimit të shërbimeve të zbulimit nga Rusia që të destabilizojnë rajonin.

“Është e qartë edhe politikisht për të gjithë ata që ndjekin procesin e negociatave me Serbinë, ky është ndoshta edhe problemi kryesor në negociata. Por, përshtatja në politikën e jashtme si kusht për pezullimin formal të negociatave, mund të ketë ndikim jo të mire” – tha komisioneri

Advertisement