Bota
Shqiptari në Francë masakron me thikë 34-vjeçarin
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze. Bëhet me dije se 30-vjeçari shqiptar ka vrarë një person me thikë pas një sherri të çastit.
Mediet franceze bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e viktimës.
I dyshuari, një 30-vjeçar shqiptar me banim në të njëjtin banesë, është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe është dërguar në paraburgim.
Sipas informacioneve paraprake të ngjarjes, i dyshuari ka shpjeguar se ka pasur një debat me viktimën gjatë ditës së martë për çështje që kanë të bëjnë me fenë.
Një fqinj i viktimës ka lajmëruar policinë.
Pasi e ka masakruar me thikë 34-vjeçarin, shqiptari i ka bërë video të trupit dhe ia ka dërguar në aplikacionin Snapchat fqinjit të tij.
Rezulton se shqiptari është me precedentë të mëparshëm penalë.