Bota
Kush e korruptoi agjentin kryesor të FBI-së?
Një nga revistat më të mëdha në SHBA ‘Rolling Stone’ i ka dedikuar një artikull të gjatë ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, ku përmendet edhe lidhja e tij me kryeministrin Edi Rama. Revista shkruan se gjithçka nisi nga një ish-agjent i KGB-së ruse, i cili korruptoi ngadalë një nga njerëzit më të rëndësishëm të FBI-së, por shtojnë se në lojë është një njeri i dyshuar si agjent i KGB-së. Evgeny Fokin është marrë në analizë, duke i shkuar thellë lidhjeve të tij me oligarkun Oleg Deripaska.
ARTIKULLI I PLOTË:
Në ditët e fundit të Luftës së Ftohtë, një diplomat i ri mbërriti në Konsullatën Sovjetike në San Francisko. Agjentët në zyrën fushore të FBI- së në San Francisko vëzhguan nga afër personelin që vinte e dilte nga konsullata. Ndërtesa 6-katëshe në një nga lagjet më të shtrenjta të qytetit shërbeu për një kohë të gjatë si qendër e aktivitetit të spiunazhit. Diplomati sovjetik i sapoardhur në të 20 e tij, Evgeny Fokin, shpejt ngriti dyshimet se ai ishte një oficer i KGB-së që vepronte nën mbulimin diplomatik në postimin e tij të parë jashtë shtetit.
“Më kujtohet se ishte oficer i inteligjencës. Ai ishte në KGB në atë kohë,”- thotë Rick Smith, një veteran në pension i skuadrës së kundërzbulimit të FBI-së në San Francisko.
3 dekada më vonë, ai diplomat është tani në qendër të një historie tjetër me spiunë. Kjo përfshin Charles McGonigal, një ish-oficer i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, i cili u padit muajin e kaluar për marrjen e parave në mënyrë të paligjshme nga Oleg Deripaska, një oligark rus i sanksionuar me lidhje me Kremlinin dhe shërbimet e inteligjencës ruse. Fokin ishte “Agjenti-1” i përshkruar në dokumentet e gjykatës, i cili ngadalë korruptoi agjentin veteran të FBI-së gjatë një periudhe 3-vjeçare.
I arrestuar muajin e kaluar, McGonigal përballet me akuza federale në Nju Jork për shkelje të ligjeve federale të sanksioneve që e ndalonin atë të merrte para nga Deripaska. Ai akuzohet gjithashtu në një çështje të veçantë të ngritur në Uashington, DC, për pranimin e gati një çerek milioni dollarëshnga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare.
“Arrestimi i tij është një ditë e keqe për FBI-në,”– i tha Rolling Stone një zyrtar i lartë i FBI-së në pension.
“Byroja ka marrë një goditje vitet e fundit me Trump dhe të tjerët që e sulmojnë. Arrestimi i tij ishte gjëja e fundit që na nevojitej.”
Dëmi ndaj byrosë mund të shkojë më thellë nga sa kuptohej më parë. Në vitin 2020, McGonigal mori pjesë në një panel diskutimi të Këshillit Atlantik të titulluar “Si e kapën Kremlinin Shërbimet e Sigurisë së Rusisë?”; Një pyetje më e mirë mund të ishte: A kompromentuan shërbimet e sigurisë ruse një agjent të lartë kundërzbulimi të FBI-së? Si u kap kaq lehtë një nga spiunët kryesorë të FBI-së? Dhe sa e ekspozuar është FBI-ja, duke pasur parasysh se ishte Fokin, një spiun i dyshuar rus, ishte ai që i futi në kurth?”
Çelësi për të kuptuar çështjen McGonigal sillet rreth një grupi tjetër pyetjesh: Cilat ishin motivimet e ish-agjentit të kundërzbulimit të FBI-së? A po ndiqte ai dollarët që miliarderët si Deripaska ofruan për sigurinë private? Apo lakmia e McGonigal-it e shtyu atë t’i shpërndante sekretet një oligarku dhe ish-oficerit të dyshuar të inteligjencës ruse?
Lajmet për arrestimin e McGonigal dhe lidhjet e tij me Deripaska ndezën spekulime të shfrenuara se McGonigal ishte njeriu i brendshëm i Rusisë me një dorë në hetimet e dyfishta të FBI-së për fushatën e Trump dhe emailet e Hillary Clinton gjatë fushatës presidenciale 2016. Emri i oligarkut doli shpesh në hetimin e FBI-së për fushatën e Trump. Deripaska kishte lidhje si me kryetarin e fushatës së Trump 2016, Paul Manafort, ashtu edhe me Christopher Steele.
Por një burim tregon për Rolling Stonese McGonigal nuk kishte asnjë rol në hetimin e FBI-së ndaj Clintonit. Megjithatë, ai ishte në periferi të hetimit të Trump; një email që zbarkoi në kutinë hyrëse të sigurt të McGonigal në korrik 2016, nisi hetimin Trump-Rusi. Emaili zbuloi se ndihmësi i fushatës së Trump, George Papadopoulos i tha një diplomati australian se rusët kishin informacione të dëmshme për Clinton. McGonigal ua përcolli mesazhin agjentëve të tjerë – që hapën hetimin që u bë i njohur si Uragani Crossfire. Disa muaj më vonë, McGonigal u përfshi për hetimin e Carter Page, një këshilltar i Trumpit për politikën e jashtme. McGonigal ka ngritur shqetësime që shkojnë përtej politikës. Detyra e tij e fundit në FBI – nga shtatori 2016 deri në pensionimin e tij dy vjet më vonë – ishte si agjent special i ngarkuar me kundërzbulimin në zyrën në terren të Nju Jorkut.
Është një punë që do t’i kishte dhënë atij akses në disa nga sekretet më të ndjeshme të vendit dhe detajet intime të hetimeve të FBI-së për spiunët e huaj në tokën amerikane. Sipas prokurorëve federalë, midis hetimeve që mbikëqyri McGonigal si kreu i kundërzbulimit në Nju Jork, ishte një për punëdhënësin e tij të ardhshëm, Oleg Deripaska. Deripaska u padit vitin e kaluar nga një juri e madhe në Manhattan për evazion sanksionesh dhe pengim të drejtësisë.
McGonigal kishte potencialin për të furnizuar këtë minierë ari të inteligjencës.
“Potenciali është se ai mund të jetë një nga spiunët më shkatërrues në historinë e SHBA-së, por nuk ka prova të mjaftueshme,”-thotë oficeri në pension i CIA-s, John Sipher, i cili punoi në hetimin e Robert Hanssen, agjentit të FBI-së që spiunoi për Bashkimin Sovjetik dhe Rusinë për dy dekada.
Deri më tani, nuk ka asnjë aluzion për spiunazh në dosjet gjyqësore.
“Ajo që po dëgjoj në fund të ditës është … ishte lakmi dhe jo spiunazh,”- thotë një ish-agjent i FBI-së që e njihte McGonigal.
Procedura standarde në raste të tilla është kryerja e një vlerësimi të brendshëm për të përcaktuar se çfarë dëmi, nëse ka, mund t’i ketë bërë McGonigal operacioneve të byrosë. FBI nuk pranoi të komentonte nëse një vlerësim i tillë ishte duke u zhvilluar. Por gjashtë ish-agjentë të FBI-së që folën me Rolling Stone mbetën të shtangur kur mësuan se McGonigal u ngatërrua me një spiun të dyshuar rus dhe shefin e tij bandit.
Dosja e FBI-së për Deripaskën daton në vitet 1990, kur ai doli nga “luftërat e aluminit” të përgjakshme post-sovjetike si drejtor i përgjithshëm i Rusal, një nga prodhuesit më të mëdhenj të aluminit në botë. Departamenti amerikan i Thesarit vëren se Deripaska u akuzua për urdhërimin e vrasjes së një biznesmeni, i dyshuar për lidhje me krimin e organizuar dhe është hetuar për kërcënimin e jetës së rivalëve të biznesit, zhvatje dhe shantazh. Ai gjithashtu shërbeu si një “prokurë” për Kremlinin dhe shërbimet e inteligjencës ruse, sipas raportit të Komitetit të Inteligjencës së Senatit mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.
Fokin, i cili ka punuar për oligarkun që nga viti 2007, kishte gjithashtu një dosje të trashë të FBI-së. Fokin shërbeu në departamentin e Amerikës së Veriut të Ministrisë së Jashtme Sovjetike dhe më vonë ruse në vitet 1980 dhe 1990. Pas dy vjetësh në San Francisko, detyra e radhës e Fokinit e çoi në Uashington si atashe në Ambasadën Ruse nga viti 1990 deri në vitin 1995. Fokin nuk iu përgjigj mesazheve të dërguara në emailet e tij personale dhe të punës.
Lordi Gregory Barker – një anëtar i Dhomës së Lordëve në Parlamentin Britanik, i cili ishte shefi i Fokinit në EN+, konglomerati i Deripaskaska thënë më parë se Fokin ka mohuar të jetë spiun. Ndërsa Deripaska ishte ndaluar të hynte në Shtetet e Bashkuara për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara të krimit të organizuar, nuk kishte një ndalim të ngjashëm për Fokin.
“Ai vazhdon të ketë një vizë për Mbretërinë e Bashkuar dhe për SHBA,”- tha Barker gjatë një seance dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme në shkurt 2019. John Mann, i cili e njihte Fokinin nga vitet e tij në Rusi si zëdhënës i Roman Abramovich, një tjetër oligark, shtoi: Unë nuk mendoj se ai është një spiun, thjesht një djalë PR.
McGonigal, megjithatë, besonte se Fokin punonte në inteligjencë – dhe madje mund të ishte përpjekur ta rekrutonte atë.
Fokin fillimisht punoi për MediaMost, një konglomerat i pavarur mediatik rus në pronësi të Vladimir Gusinsky, i cili u arrestua në vitin 2000 dhe u detyrua të shiste pronat e tij. Fokin, më pas trajtoi informacione ndërkombëtare në Yukos, një gjigant rus i naftës. Shefi i Yukos, Mikhail Khodorkovsky, u arrestua në vitin 2003 dhe kaloi 10 vjet në burg ndërsa kompania e tij u ble nga shteti.
Pozicioni më i fundit i Fokinit ishte drejtor i bashkëpunimit ndërkombëtar në “EN+”.
“Gjithmonë e kam parë të pëlqyeshëm, profesionist, shumë pro-SHBA dhe të arsyeshëm,”- thotë një koleg i lartë që kërkoi të mos përmendet emri. EN+ u përfshi nga sanksionet e SHBA në 2018. Kushtet e rrepta të vendosura ndaj EN+ nga Thesari i SHBA-së ndaluan çdo anëtar të kompanisë të kontaktonte me Deripaskan pa autorizim, gjë që Fokin nuk e kishte.
Seth DuCharme, avokati mbrojtës i McGonigal, nuk i ktheu mesazhet për koment. Një zëdhënës i zyrës së Prokurorit të SHBA në Manhattan, i cili po ndjek penalisht McGonigal për marrjen e parave nga Deripaska, gjithashtu refuzoi gjithashtu ta komentonte ngjarjen. Një përfaqësues i Oleg Deripaska i quan pyetjet e Rolling Stone në lidhje me Fokinin, “të neveritshme” dhe një “fantazi të sëmurë”.
“Kapja e Rolling Stone në një kohë katastrofash të vërteta humanitare vë në pikëpyetje mprehtësinë mendore dhe morale të shtypit”,-thazëdhënësi. Favorizimet e vogla u bënë favorizime më të mëdha derisa McGonigal u gjend shumë thellë.
Gjithçka filloi kur McGonigal ishte ende në FBI. Fokin kërkoi një prezantim me të nga një përkthyes rus, i cili punonte për prokurorët federalë në Manhatan dhe Brooklyn.
“Me kërkesën e Fokin, kontaktova me McGonigal,”- tha përkthyesi, Sergey Shestakov, në vitin 2021 kur u regjistrua me vonesë në Departamentin e Drejtësisë si agjent i huaj i Fokinit.
Fokin kishte nevojë për një favor, sipas aktakuzës. A mund ta ndihmojë McGonigal që vajzën e tij, Alexandra, të bënte një stazh në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut?
“Unë isha përfshirë në çështje të çmendura, por jashtëzakonisht interesante dhe të vështira,”- shkroi Alexandra Fokin në një postim të fshirë në Facebook në korrik 2018 që u mor nga ëashington Post.
“Përvoja e punës në fushën e kundërterrorizmit doli të ishte diçka absolutisht e re dhe unike. Informatat, bisedat dhe, sigurisht, faqet e pafundme të analizave.”
Fokin së shpejti pati një kërkesë tjetër. Ai kishte nevojë për ndihmë ligjore për të luftuar sanksionet që Thesari i SHBA vendosi ndaj Deripaska-s në prill 2018. McGonigal ndihmoi në prezantimin e Fokinit me avokatët në një firmë ndërkombëtare.
Administrata Trump e lehtësoi presionin e saj ndaj të Deripaskës. Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha se sanksionet po ndëshkonin “njerëzit punëtorë të Rusal”.
Rrjeti i kontakteve u thellua në vitin 2019 pas daljes në pension të McGonigal nga FBI. Ai u takua me Deripaskën në shtëpinë luksoze të oligarkut në Londër dhe në Vjenë. Në gusht 2021, McGonigal nënshkroi një kontratë me Fokin për të punuar si konsulent sigurie me 41,790 dollarë në muaj për Deripaska, sipas aktakuzës. Nëse qëllimi i Fokinit ishte të komprometonte ish-agjentin e lartë të FBI-së, ai tani e kishte atë. Marrja e parave nga një oligark i sanksionuar ishte një krim.
“Ata mund ta kishin pyetur atë çdo gjë,”- thotë Smith, veteran i kundërzbulimit të FBI-së në San Francisko. Sido që të jetë, çfarëdo ndikimi që Fokin dhe Deripaska kishin në McGonigal u zhduk në nëntor 2021 kur FBI-ja sekuestroi telefonin e tij personal me një urdhër kërkimi të urdhëruar nga gjykata. Deri atëherë, dëmi ishte bërë.
Rasti i McGonigal – një ish-agjent i lartë i FBI-së që pranoi para të paligjshme nga një oligark i sanksionuar – duket se ndjek një model të ngjashëm.
Marrë dhe përkthyer nga Rolling Stone