Connect with us

Kosova

Njohja e Kosovës/ Befason kryeministri spanjoll

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, është deklaruar në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Siç raporton “Europa Press”, shefi i qeverisë spanjolle ka deklaruar se “është me rëndësi në këtë kohë që të mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit” dhe se “një marrëveshje mund të arrihet” në mënyrë që të “mos avancojnë skenarët”.

Sanchez, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Slloveni, është pyetur në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe mundësinë që Madridi të heq dorë nga qëndrimi i deritanishëm dhe ta njohë këtë Kosovën shtet, por nuk pati asnjë përgjigje, as pro e as kundër, pavarësisht se Spanja është një nga pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Më 23 janar, Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares, dhe e falenderoi për mbështetjen e fortë ndaj përpjekjeve të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd.

Advertisement