Connect with us

Bota

Tjetër tërmet i fuqishëm në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë

Si të mos mjaftonte ‘ferri’ I 15 ditëve më parë, një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar në Turqi, kësaj here magnitudë 6.4 në kufi me Sirinë. Sipas indikacioneve paraprake, tërmeti – me hipoqendrën e tij në një thellësi prej 10 km – ka ndodhur rreth 32 kilometra nga Antiokia e rrënuar, teksa lëkundjet e tij janë ndjerë edhe në Liban dhe Irak.

Mesa duket, edhe për shumë kohë, Anadolli nuk do të gjejë qetësi. Vetëm pak ditë më parë një tërmet i ri me magnitudë 5.1 u regjistrua në rajonin e Göksun, një nga më të goditurit nga tërmetet e 6 shkurtit të kaluar. E gjithë kjo ndërkohë që numri i të vdekurve po i afrohet shifrës 50 mijë

Advertisement