Connect with us

Politike

Berisha për fjalën ‘revolucion’: Zgjidhja kundër regjimit

Ish kryeministri, Sali Berisha foli për referimin e tij ndaj lëvizjes së opozitës si ‘revolucon’ duke pranuar në njëfarë mënyre se është një term i ekzagjeruar për t’u përdorur. Por ai e justifikoi përdorimin e fjalës revolucion duke thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër kundër një sistemi qeverisës, sipas tij ‘monist’.

“Ne jemi në një revolucion dhe prapë do ndalem këtu. Kjo është një fjalë pak si e lartë dhe jo rrallë po më thonë pse po e përdor këtë term. Sepse ne kemi një regjim monist që ka vendosur sistemin ‘de facto’ të eleminimit të votës. Ju të gjithë e njihni procesin, por nëse unë kryeministër mobilizoj të gjithë makinerinë shtetërore dhe ti që drejton një forcë politike, vjen dhe matesh me mua, unë me një logjistikë 100 herë më të madhe se tënden, me një buxhet sa buxheti i shtetit, kjo zgjedhjet i bën fiktive. Unë ju dhashë një shembull por janë me qindra praktika të tjera që ky përdor. Atëherë neve na mbetet të kapitullojmë? Jo! Sepse ne përfundimisht do ta largojmë nga pushteti. Këtij nuk i ndahemi. Ne e kemi bërë njëherë revolucionin në vitet ’90-91”-tha Berisha.

Advertisement