Connect with us

Rajon

Beteja e presidentëve/ Për Tadiç, Vuçiç e ka njohur Kosovën shtet

Ashtu sikur në Kosovë një pjesë e opozitës dhe analistëve po akuzojnë kryeministrin Kurti se me pranimin e marrëveshjes sipas propozimit franko-gjerman ka hequr dorë nga njohja e Kosovës nga Serbia, njësoj po akuzohet edhe presidenti serb Vuçiç nga opozita e atjeshme, se me nënshkrimin e këtij propozimi ka njohur formalisht pavarësinë e Kosovës.

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç deklaroi se nënshkrimi i marrëveshjes franko-gjermane ishte njohje formale e shtetit të Kosovës

“Vucic po mundohet të krijojë konfuzion në opinion dhe dalëngadalë do t’i ‘fusë në ujë të ftohtë qytetarët tanë’”, tha Tadiç

Ai shtoi se promovimi i sotëm i donacionit të BE-së për hekurudhën e shpejtësisë së lartë ka për qëllim përgatitjen e publikut për nënshkrimin e një marrëveshjeje që e trajton Kosovën si shtet të pavarur dhe nuk e pengon anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, përfshirë OKB-në.

“Manipulimi që do të jemi dëshmitarë ta shohim në ditët në vijim, do të reduktohet në ngritjen e Asociacionit si një arritje e madhe” – shpjegoi Tadiç, duke shtuar se “se Serbia po jep gjithçka dhe nuk merr asgjë me nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë”.

 

Advertisement