Kosova
Një amerikan i dyshimtë në Beograd
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka vlerësuar se Beogradi dhe Prishtina në Bruksel kanë treguar se janë “shumë seriozë për të ecur përpara”, dhe se çështja e Asociacionit të Komunave Serbe është tani çështja më urgjente.
Mendoj se është më urgjente të zgjidhet çështja e Asociacionit dhe për këtë ka disa arsye, njëra prej tyre është se kjo çështje ka 10 vjet që nuk është zgjidhur dhe së dyti, mendoj se nëse fillojmë me të, serbët në Kosovë do të kthehen në institucione” – tha Hill për Agjencinë Beta
Ai shtoi se duhet ende shumë punë për të bërë, por pjesa më e rëndësishme e punës është zbatimi i marrëveshjes.
Hill tha gjithashtu se të gjithë e kuptojnë se sa e rëndësishme është çështja e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Bashkimi Evropian, siç tha ai, ka investuar shumë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje që ka “rëndësi historike”.
“Është një nga gjërat më të rëndësishme që po ndodh tani në Evropë, nuk mendoj se duam të ecim me një ritëm të ngadaltë, por sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi Hill