Connect with us

Bota

Tragjedia në Itali, shkon në 71 numri i viktimave

Gjendet një tjetër trup i pajetë në brigjet e Kalabrisë në Itali, duke çua numrin e viktimave ne 71.

Anija që u fundos ishte nisur drejt Italisë nga Izmiri në perëndim të Turqisë. Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka thënë se pothuajse gjysma e refugjatëve që arritën përmes detit nga Turqia në Itali vitin e kaluar ishin afganë.

Midis të vdekurve ishin më shumë shtetas afgan dhe iranianë. Po ashtu është arrestuar dhe drejtuesi i varkës, për kontrabandë njerëzish.

Në lidhje me tragjedinë ka reaguar dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila që prej marrjes së detyrës është betuar se do të reduktojë hyrjet e emigrantëve të paligjshëm në vendin e saj.

Advertisement