Connect with us

Pinknews

Familjarët e Kiarës reagojnë ashpër ndaj produksionit

Çifti i krijuar brenda shtëpisë së BBV, Luiz-Kiara, po komentohet masivisht në rrjet dhe të shumtë janë ata që nuk besojnë te ndjenjat e moderatores ndaj këngëtarit.

Madje tek dashuria e saj, nuk besojnë as shokët e ngushtë të Luizit, të cilët në një intervistë ditën e djeshme thanë se nëse do të ishin në vend të Luizit nuk do e kishin duruar dot Kiarën.

Por, së fundmi ka ardhur një reagim nga tezja e Kiarës, Gena, e cila në një postim në InstaStory shkruan se askush nuk mund të përdorë emrin dhe jetën private të Kiarës, kur ajo nuk është prezente.

Ndërkohë, një reagim tjetër ka ardhur dhe nga miku i saj Arbër Zeka, i cili thotë se mes Kiarës dhe ishit të saj, Butrintit nuk ka asgjë tjetër përveç shoqërisë.

“Unë me zemër e mbështes një vajzë të sinqertë dhe të mrekullueshme si Kiara. Ju kisha lujt, kujdes me komente dhe mos të gjykojmë një vajzë si Kiara. Pasi kam bërë publike që kam një shoqëri me Kiarën, më kanë ardhur 100 pyetje në lidhje me Kiarën dhe Butrintin. Sqarim, Kiara nuk ka asnjë lidhje përpos shoqërore me Butrintin dhe asgjë më shumë. Këngët që i lëshojnë në shtëpi të produksionit janë zgjedhje e produksionit, jo kërkesë e Kiarës.” thuhet në reagim.

Advertisement