Connect with us

Bota

Greqia e përfshirë nga protestat për tragjedinë e përplasjes së trenave

Mijëra qytetarë grekë janë mbledhur në qendër të Selanikut ku kanë organizuar një tjetër protestë për rastin e aksidentit tragjik të përplasjes së dy trenave në Larisa. Kjo është java e dytë e protestave për ngjarjen e rëndë, ndërsa studentë, anëtarë të partive politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë dalë në marshime në rrugët qëndrore të qytetit grek. Sindikatat e punëtorëve dhe organizatat studentore kanë organizuar protestat në shumicën e qyteteve greke, ndërkaq, grevat kanë pamundësuar lundrimet nëpër ishujt grek dhe kanë bllokuar shërbimet e transportit publik në Athinë. Episodet e dhunës shpërthyen sërish në qendër të Selanikut , mes dhjetëra personash me kapuç dhe policisë. Ndërsa marshuesit arritën në stacionin hekurudhor, pati incidente të njerëzve me kapuç që u shkëputën nga turma dhe hodhën kokteje molotov dhe policia hodhi kimikate. Kryeministri grek, Mitsotakis kërkoi falje publike për rastin dhe tha se po bëhen të gjitha hetimet e nevojshme për të zbardhur çdo rrethanë të kësaj tragjedie të rëndë që u mori jetën 57 personave. Për ngjarjen është lënë në burg shefi i stacionit hekurudhor.

Në aksidentin tragjik, mes viktimave ishin edhe 6 shqiptarët: 

Klaudia Lato

Ifigjenia Micka

Erieta Molko

Ioanis Xhiollas

Denis Ruçi

Pavlin Bozo

Advertisement