Connect with us

Rajon

Dashuria e parë nuk harrohet/ Vuçiç nuk po i ndahet Rusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë përpjekje kolosale për ta shkëputur Serbinë nga Federata Ruse e ta shtyjë drejt krahëve të Perëndimit, mirëpo Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk ka ndërmjet të heq dorë nga konsultimet konstante me ambasadorin rus, Aleksandër Botsan Harçenko.

Në një postim në rrjetin e tij në Instagram, Vuçic njoftoi se me ambasadorin rus, pati bsedime rreth “situatës në Kosovë” dhe se Serbia do të vazhdojë marrëdhëniet e saj të forta me Rusinë.

Kujtojmë se kohëve të fundit, ambasadori rus ka rritur paraqitjet e tij nëpër media serbe ku vazhdimisht ka inkurajuar Serbinë të mos e pranojë plan-propozimin e BE’së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori rus e ka quajtur propozimin e BE’së, “njohje të Kosovës” të cilin Serbia nuk duhet ta pranojë kurrë

Advertisement