Aktualitet
Tjetër aksident në vend, makina përfundon në kanal
Një automjet tip “Hyundai” ka përfunduar në kanal në autostradën Levan-Vlorë. Pasditen e sotme, një çift të moshuarish e disa familjarë të tyre, të cilët ishin nisur nga Tirana në drejtim të Vlorës kanë humbur kontrollin e mjetit duke dalë në një kanal jashtë rrugës.
Të dy të moshuarit janë plagosur, ndërsa janë nisur drejt spitalit të Vlorës.
NJOFTIMI I PLOTË:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 16: 17, në autostradë Fier-Vlorë, shtetasi G. A., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasoje e aksidentit kanë ngelur të dëmtuar 3 pasagjerët shtetasit Q. A, N. A, dhe V. A., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.