Kosova
Marrëveshja me Serbinë/ Kurti nuk ka besim – “Jam gati dhe i duruar”
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për dialogun Kosovë – Serbi, si dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë që pritet të mbahet më 18 mars në Ohër dhe u shpreh që është skeptik se marrëveshja do të nënshkruhet javën e ardhshme
“Ne duhej ta nënshkruanim marrëveshjen më 27 shkurt. Fatkeqësisht, presidenti i Serbisë nuk deshi dhe për këtë, ky traktat bazë që është propozuar nga BE-ja, është një terren i fortë për të ecur përpara dhe shpresojmë ta arrijmë përfundimisht më 18 mars” – tha Kurti teksa dhe shtoi:
“Ne duam marrëdhënie normale. Ne e kuptojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve duhet të ketë në qendër njohjen reciproke. Nuk po them se njohja reciproke duhet të jetë e vetmja gjë në tryezë. Unë jam i gatshëm t’i diskutoj të gjitha çështjet me durim”