Politike
Tre deputetë të PD hedhin firmën për një koalicion tjetër opozitar
Aleanca Liberale e Djathtë ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit për zgjedhjet e 14 majit.
Bëhet fjalë për koalicionin tre partiak; Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat.
Partitë e mësipërme zotërojnë në Kuvend tre mandate përkatësisht të deputetëve Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.
Sigla e koalicionit do të jetë ALD.