Connect with us

Aktualitet

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit

Babai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka ndërruar jetë.

Bashkim Tahiri ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare pas një “luftë” me sëmundjen e rëndë, betejë të cilën nuk ka arritur ta fitojë dhe mëngjesin e sotëm ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Lajmi bëhet me dije nga vetë Saimir Tahiri.

Babai i ish-ministrit prej disa vitesh vuante nga leucemia, por sëmundja ishte përkeqësuar vitin e fundit duke i marrë edhe jetën. Bashkim Tahiri ishte farmacist dhe prej vitesh ushtronte këtë profesion.

“O Ba, si nuk më prite?

Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.

Të ndritë shpirti atje lart!

Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.

Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:

Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.

Varrimi bëhet nesër datë 16 Mars, ora 11:00

Adresa: Funeral Home ALBA 2000, Rr. Dibrës 302”, shkruan Saimir Tahiri.

Advertisement