Sport
Juventus shumë i fortë për gjermanët e Freiburg
Ka përfunduar në “Europa-Park Stadion”, sfida mes gjermanëve të Freiburg dhe “bardhezinjve” të Juventus, me rezultatin 0 me 2 në favor të italianëve, të cilët kalojnë në çerek-finalet e Europa League, me rezultatin e përgjithshëm 0 me 3.
Fitorja e “zonjës së vjetër” do të hipotekoej që në pjesën e parë, ku fillimisht shënuan falë serbit Dusan Vlahovic, në minutën e 28’-të, por goli u anullua për pozicion jashtë lojë pas rishikimit në sistemin VAR. Gjithçka ndryshoi në minutën e 44’-rt, ku pas një ndërhyrje të gabuar brenda zonës mbrojtësi Manuel Gulde ndëshkohet me kartonin e kuq, si dhe dhuron një penallti e cila përkthehet mrekullisht në gol sërish nga “bomberi” ballkanas, Dusan Vlahoviç.
Ndërkaq, për të “vulosur” shifrat e 0 me 2, mendoi “fantazisti” italian Federico Chiesa, i cili me një goditje potente në hyrje të zonës përplas topin me shtyllën, duke mos i dhënë asnjë rast “shpëtimi” portierit Flekken.
Tashmë, klubi i Juventus ashtu si Manchester United, Sevilla dhe Feyenoord do të duhet të presin shortin e ditës së nesërme, në Nyon të Francës për të zbuluar kundërshtarët e radhës.