Connect with us

Rajon

Inteligjenca serbe në Veri të Kosovës/ Vuçiç: Kemi shumë punë atje

Presidenti i Serbisë, në një intervistë për televizionin serb “Tv Pink”, ka thënë se “shërbimet inteligjente të shqiptarëve në Kosovë po punojnë seriozisht, duke depërtuar edhe në veri”, prandaj shtoi se shërbimet inteligjente të Serbisë kanë punë “përfshirë edhe në Kosovë”.

“Shërbimet tona duhet të perfshihen ne kundërzbulim dhe inteligjencë” – theksoi Vucic

Sipas pretendimeve të tij, intelegjenca kosovare po bën punë “serioze”, sidomos me “infiltrimet”,  duke shtuar se “ata po tentojnë të depërtojnë edhe në veri duke blerë njerëz, para së gjithash, në Leposaviq e Zubin Potok”.

Vuçiç ka folur edhe për urdhërarrestin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, çështje për të cilën tha ishte një vendim i keq “politik” për ata që e morën dhe që mendojnë se janë afër fitores.

 

Advertisement