Connect with us

Politike

Berisha: Rama do të bëhet miliarder, do ndajë portin e Durrësit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Rama kërkon të ndajë Portin e Durrësit me biznesmenin arab, Alabbar. Gjatë fjalës së tij në Cërrik, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Berisha tha se Rama shpiku Pasaportat e Arta në mënyrë që ti merrnin ata që do të blinin apartamentet e tij në Durrës.

“Portin e ka gjetur një arab që është miliarder dhe ky do të bëhet si ai dhe hajde ndajmë portin. Shpiku pasaportën e artë dhe do të marrin pasaportën e artë ata që do të blejnë apartamentet e Ramës në Durrës. Oreksi vjen duke ngrënë. I tillë është Rama, kalon nga një aferë në një tjetër. Djegësat kanë shkuar 420 milion euro. Për djegësin e Elbasanit janë përgatitur brenda 24 orëve 17 dokumenta nga të gjitha institucionet. Arben Ahmetaj tha nuk e kam lëvizur unë qeverinë, por Edi Rama. Dhe firmosi në kundërshtim flagrant me ligjin. Kurrë një kryeministër nuk mund të firmosë një kontratë kud Enti thotë që kjo është e kundraligjshme. Pa ndryshuar ligjin në Parlament, Rama nuk mund ta firmoste kurrë atë kontratë. Çdo ditë u jepen djegësave nga 100 mijë euro. Çdo ditë të gjitha mbetjet që prodhohen në qarkun e Tiranës duhet të derdhen në Sharrë, minierën e arit të Ramës dhe Veliajt. Tenderat sekretë janë të ndaluara me ligj, lejohen vetëm në ndonjë rast për Shërbimin Informativ, apo ndonjëherë edhe në Prokurori. Sot vetëm AKSHI ka firmosur rreth 250 prokurime sekrete. Aty futet baxhanaku i tij dhe paratë zhduken.

Borxhi shkon për të pasuruar qeveritarët dhe klientelën e tyre. Nëse kjo qeveri do të kishte dëshirë për të ndihmuar qytetarët, vetëm me borxhin prej 5 miliard eurosh, mund të kishte rritur rrogat 3 herë dhe pensionet 6 herë. Si njeri që nuk përfill ligj, thotë se do u jap pensionistëve 50 mijë lekë. Çdo pensionisti i them ti gëzoni ato, por ju premtoj se në aktet e para të qeverisjes sonë do të jetë dyfishimi i rrogave dhe pensioneve. Shqipëria dhe shqiptarët kanë një vend më të pasurin në këtë rajon. Në kushtet e tregut çdo vend subvencionon prodhimin bujqësor”, u shpreh Berisha.

Advertisement