Kronike
Drogë dhe vjedhje, dy të arrestuar në Vlorë
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës dhe një tjetër është shpallur në kërkim të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Një 18 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet o [përfshirë në një sërë vjedhjesh.
Gjithashtu i arrestuar është edhe shtetasi me iniciale L. P., 36 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, disa doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Njoftimi i plotë;
Vijon operacioni policor i koduar “Storm 2”. Kapet dhe vihet në pranga bashkautori i 8 vjedhjeve në qytetin e Vlorës.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, mbështetur nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin S. V., 18 vjeç, banues në Vlorë. 18-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Storm 2”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vlorë në janar të këtij viti. Ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (të arrestuar më parë në kuadër të këtij operacioni), dyshohet se është autor i 8 rasteve të vjedhjes në qytetin e Vlorës.
Ndaj shtetasit S. V., Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 36 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, disa doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasin S. H., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, një shtetaseje, në rrugë.