Connect with us

Kronike

Aksidenti/ Makina del nga rruga dhe bie në përrua, humbin jetën burrë e grua

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Përrenjas në afërsi të fshatit Pishkash ku një makinë dyshohet se ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin ‘Shkumbin’. Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.

Lajmi në përditësim…

Burrë e grua kanë humbur jetën në një aksident tragjik që raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin ‘Librazhd-Përrenjas’ ku një makinë tip ‘Volsëagen’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Lengajcës.

Mësohet se 55 vjeçari Arjan Yze ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në përrua dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë edhe gruaja e tij e identifikuar si Majlinda Yze, 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere.

Makina është parë mëngjesin e sotëm nga drejtues të mjeteve në këtë rrugë.

Lajmi në përditësim…

PRRENJAS- Aksident me dy të vdekur në Prrenjas. Policia bën me dije se një 55-vjeçar nga Devolli ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në përroin e Legajcës. Raportohet se 55-vjeçari së bashku me bashkëshorten kanë ndërruar jetën, ndërkohë vijon puna për të nxjerrë trupat e pajetë.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet. Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

 

 

Advertisement

TRENDING