✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

EUROPA LEAGUE/ MILANI DEHET NGA DERBI ME INTERIN, HUMBASIN ME DY GOLA NE ‘SAN SIRO’

Surpriza e madhe vjen nga “San Siro”, ku Milani ka pësuar një humbje të papritur 0-2 përballë Ferencvárosit, në ndeshjet e Europa League.

Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, miqtë hungarezë goditën që në minutat e para të fraksionit të dytë. Lenny Joseph përfitoi nga një gafë e rëndë e portierit Lorenzo Torriani, duke kaluar Ferencvárosin në avantazh.

Në minutën e 66-të, ishte sërish Joseph që tundi rrjetën, duke realizuar golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe duke vulosur praktikisht fatin e takimit.

Në minutën e 77-të, Ferencvárosi mbeti me një lojtar më pak, pasi Yusuf Bamidele u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj Mario Gila. Megjithatë, kjo nuk ndryshoi asgjë në rezultat.

Në fund, Milani dorëzohet në shtëpi, ndërsa Ferencvárosi largohet me tri pikë të arta. Skuadra hungareze ngjitet në krye të renditjes me 12 pikë të plota pas katër ndeshjesh.

Me të njëjtin numër pikësh renditet edhe Bournemouth, që arriti një përmbysje të madhe në transfertën ndaj Sparta Pragës. Pas disavantazhit 1-0 në pjesën e parë, anglezët reaguan në fraksionin e dytë, duke fituar me rezultatin 1-3.

Më poshtë, rezultatet e plota të ndeshjeve të tjera të mbrëmjes.

Milan-Ferencvaros 0-2

Anderlecht-Salzburg  2-0

Crystal Palace-Hoffenheim 1-1

Levski Sofje-Jagiellonia 1-0

Lillestrom- Viktoria Plzen 0-1

NEC Nijmegen-Omonia Nicosia 3-1

Real Sociedad-Lyon 1-1

Sparta Pragë-Bournemouth 1-3

Advertisement