✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Shehaj: Bashkimi rreth Berishës nuk e afron fitoren, por e largon, do të ishte gabim fatal

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, u shpreh  kategorisht kundër një bashkimi me Sali Berishën, duke thënë se bashkimi me të nuk e afron fitoren, por e largon atë.

“Kur na ftoi Berisha për të bërë koalicion në vitin 2025 nuk i thamë jo se nuk ishim mjaftueshëm atdhetarë, jo se kishim ndonjë ego. Kur na ftoi zotëria për t’u bërë pjesë e koalicionit, e njëjta gjë. Por shumë thjesht nuk e pamë të arsyeshme dhe shyqyr Zotit nuk e bëmë një gjë të tillë.

Janë vendime politike. Unë e kuptoj që mund të kemi tentim për të gjetur një rrugë të shkurtër, o burra të bëhemi bashkë, o burra ku jemi, ku s’jemi. Por ndonjëherë rruga e shkurtër të nxjerr gjatë.

Nëse ne do ta pranonim ftesën e Sali Berishës, nuk e largojmë Edi Ramën. Bashkimi nuk është asgjë, nuk na ndihmon ta rrëzojmë Edi Ramën. Kemi një thirrje nga protestuesit për t’u larguar nga partitë e vjetra. Duhet të zgjedhim: me Sali Berishën apo me protestuesit? Bashkimi rreth Sali Berishës nuk e afron fitoren, por e largon. Do të ishte gabim fatal nëse shkojmë te Sali Berisha”- tha Shehaj.

Advertisement