Aktualitet
I dënuar për…/ Kush është Aldi Mustafi që sot i shpërthyen makinën
Aldi Mustafa, të cilit sot iu vendos një eksploziv në makinës është një emër i njohur në botën e krimit. Aldi Mustafa është arrestuar në vitin 2021 pasi kishte planifikuar atentatin e një personi.
Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës prej shumë vitesh, ndërsa ka pasur lidhje me ‘Rrumin’, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Mustafa është shok i Alekasandër Lahos, ose ndryshe Pëllumb Muharremit, i njohur si i ‘Forti i Shijakut’, i cili i shpëtoi atentatit që iu bë makinës së ish-prokurorit. Gjithashtu, Mustafa ka qenë i dënuar i dënuar me 10 vit burg në Gjermani për kanosje dhe drogë.
Në gusht të vitit 2021 ai u arrestua bashkë me dy persona të tjerë të cilët ishte të armatosur dhe dyshohet se kishin planifikuar atentat ndaj një personi. Asokohe ai u arrestua bashkë me Uran Zykën dhe Tahir Gjinikën. Në mjetin e tyre policia gjeti 3 pistoleta me fishekë në fole dhe 1 mitraloz me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro. Shoferi i makinës ka qenë Aldi Mustafa.