Kronike
Kur e mora makinën, shpërtheu/ Zbardhet dëshmia e Aldi Mustafës
Është zbardhur ditën e sotme dëshmia e Aldi Mustafës, shënjestra e atentatit me tritol të ndodhur mesditën e djeshme në Shkozet të Durrësit. Mësohet se në dëshminë e dhënë në polici, Aldi Mustafa ka mohuar faktin se kishte konflikte, duke shtuar se nuk e dinte se kush fshihej pas sulmit.
“Makinën e kam lënë të parkuar para shtëpisë gjithë natën. Nuk ka qenë makina në servis. Kur e mora makinën në drekë shpërtheu. Nuk e si kush e ka vënë lëndën plasëse. Media me ka ngatërruar keq me akuzat që më thonë. Është faji i gazetarëve që me veshin me ngjarje që nuk kam lidhje. Nuk kam konflikte. Gjejeni ju si polici kush e ka vendosur eksplozivin.”, tha ai para oficerëve.
Nga ana tjetër 37-vjecari ka qene i përfshira në një plagosje në 2001 në zonën e plazhit në Durrës dhe para një viti u arrestua me 3 armë zjarri, ngjarje për të cilat është gjykuar e dënuar. Ndërkohë, në lidhje me shpërthimin po hetohet në disa pista. Duke iu referuar hetimeve, shpërthimi i djeshëm ka të bëjë me një paralajmërim apo kërcenim ndaj tij.