Aktualitet
Policia irlandeze sekuestron 300 mijë euro nga mafia shqiptare në…
Dy shqiptarë janë arrestuar dje në Dublin të Irlandës. Mësohet se shqiptarët u kapën me rreth 300 mijë euro para në dorë. Policia irlandeze ka deklaruar se dy shqiptarët, një me origjinë nga Kosova dhe një nga Shqipëria ishin pjesë e një grupi kriminal që vepronte në Dublin. Paratë ndodheshin në të njëjtën zyrë në një zonë industriale, në të cilën detektivët gjetën një pistoletë dje.
Dy të arrestuarit, përfshirë objektivin kryesor të hetimit, u lanë paraburgim në Stacionin Blanchardstoën.
Shqiptari rreth të 20-ave dhe është i lidhur ngushtë me një tjetër gangster shqiptar, i cili u burgos së fundmi për një sulm që ndodhi në një pronë tjetër industriale në perëndim të Dublinit.
Autoritet po hetojnë nëse banda e krimit ka përdorur një biznes të ligjshëm si front për aktivitetet e tyre kriminale që dyshohet se përfshin trafik droge.
“Disa anëtarë të kësaj ndërmarrje kriminale janë me origjinë nga Shqipëria dhe Kosova. Figurat e krimit të organizuar nga Shqipëria po kanë një ndikim në rritje në skenën e krimit në Irlandë. Kjo organizatë e veçantë kriminale ka ndikime në Dublinin perëndimor dhe zonat Crumlin të qytetit,“-tha një burim nga Policia.