Bota
Ishte emëruar nga Putin në vitin 2025, vdes në krye të detyrës Ambasadori i Rusisë në SHBA
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexander Darchiev, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga Ministria e Jashtme ruse, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë ende publik.
Sipas CNN, diplomati ndërroi jetë papritur. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Rusisë e vlerësoi Darchievin si një profesionist të jashtëzakonshëm dhe theksoi rëndësinë e rolit të tij në diplomacinë ruse.
“Darchiev ndërroi jetë papritur”, thuhet në deklaratën e Ministrisë, e cila e përshkroi atë si një “profesionist të jashtëzakonshëm”.
“Alexander Darchiev shërbeu në një nga fushat më të vështira të politikës së jashtme ruse”, vijon deklarata, ku shprehen gjithashtu ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e diplomatit.
“Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të përzemërta familjes dhe të dashurve të Alexander Darchiev”, thuhet më tej në reagimin zyrtar.
Darchiev ishte një diplomat karriere dhe u emërua ambasador i Rusisë në Uashington nga presidenti Vladimir Putin në mars të vitit 2025. Reuters e përshkruan atë si një diplomat veteran, të njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj Perëndimit.
Ai shërbeu në një periudhë të tensionuar të marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit, të karakterizuar nga përplasjet diplomatike dhe zhvillimet e luftës në Ukrainë.