Pinknews
“Karma e gjen gjithmonë rrugën”/ Kiara krenare me Luizin, por “thumbon” me mesazhin
Kiara Tito ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku ka folur për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin, por një pjesë e përgjigjes së saj ka tërhequr veçanërisht vëmendjen.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, moderatorja është pyetur se si ndihet që ka në krah një partner që nuk ngurron ta shprehë publikisht dashurinë dhe krenarinë për të.
“Si ndihesh që ke në krahë një burrë që bërtet me kaq të madhe që të do dhe është krenar?”, ishte pyetja që iu drejtua.
Kiara iu përgjigj duke shprehur vlerësimin për Luizin, por në fund të mesazhit shtoi edhe një fjali që la vend për interpretime.
“E lumtur dhe krenare për burrin tim. Çdo gjë e ka kohën e vet. Dhe mos harroni, karma e gjen gjithmonë rrugën e saj”, shkroi moderatorja.
Ndërsa pjesa e parë e përgjigjes ishte një dedikim për bashkëshortin, fjalia për karmën ka ngritur pikëpyetje nëse Kiara po i referohej ndonjë situate apo personi të caktuar.
Megjithatë, ajo nuk ka përmendur emra dhe as nuk ka dhënë ndonjë shpjegim që ta lidhë këtë mesazh me një ngjarje konkrete.
Kiara dhe Luizi, të cilët e nisën historinë e tyre të dashurisë gjatë “Big Brother VIP Albania 2”, vazhdojnë të ndajnë herë pas here momente nga jeta e tyre familjare me publikun.
Këtë herë, moderatorja ka zgjedhur t’i përgjigjet një pyetjeje për bashkëshortin me një mesazh që ndërthur vlerësimin për të dhe një reflektim personal, ku thekson se çdo gjë ndodh në kohën e vet.