Connect with us

Pinknews

Arjan Konomi kritika sjelljes së Arbërit dhe Zhaklinës

Arjan Konomi, ish-opinionist i Big Brother duket se nuk e ka pëlqyer aspak sjelljen e opinionistëve të BBV-së Arbër Hajdarit dhe Zhaklin Lekatarit. Ai postoi një video në rrjetin social Instagram, ku teksa argumentonte mendimin e tij, shtoi se Zhaklina dhe Arbri debatojnë në mënyrë vulgare dhe nuk janë aspak të denjë për të qenë opinionistë të BBV.

“Pashë spektaklin e BBV sot në YouTube dhe i shtyrë prej komenteve në rrjetet sociale, me të vërtetë nuk mund ti rezistoja dot tundimit për të bërë një koment.

Pavarësisht se gjithmonë kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve me formate të ndryshme televizive, por kësaj radhe nuk mund të rrija heshtur dhe pa thënë që pësova një zhgënjim dhe një shije të keqe, të hidhur prej sjelljes të opinionistëve nga spektakli i mbrëmshëm.

Nuk është se jam pro apo kundër mendimit të tyre, por qasja që ata bëjnë si opinionistë, është jo e nivelit që ka formati, jo e nivelit që kërkon ai kolltuk ku janë ulur.

Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare, ne një spektakël që imagjino se sa shije të hidhur që të lë”, tha Konomi.

Pinknews

Ups! Olta Gixhari “bën bashkë” Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn

Olta Gixhari po shijon ditët e fundit të shtatzanisë larg Shqipërisë, në Spanjë. Siç shihet dhe nga fotot që aktorja s’ka nguruar të publikojë përgjatë gjithë shtatzanisë së saj, vëmë re se vogëlushi që po rritet brenda saj i ka dhënë një tjetër nur duke e bërë më të bukur se çka qenë.

E kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga dy vajza mjaft të komentuara në botën e “showbizit”. E kemi fjalën pikërisht për Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn, dy vajzat të cilat dikur ishin shoqe, mirëpo të gjithë e dini si shkuan punët dhe tanimë dhe me të drejtë nuk janë as follow në “Instagram”.

Por, një foto e Oltës ka “bërë bashkë” vajzat të cilat kanë lënë nga një koment ku dhe kanë komplimentuar aktoren.

Continue Reading

Pinknews

“Më fal që nuk erdha”/Egla habitet nga vëllai i saj, nuk i mban dot lotët

Pas debateve, “Big Brother” i bëri një surprizë shumë të bukur Eglës, e cila përjetoi emocione shumë të forta. Aktorja është njohur me të vëllanë përmes lidhjes “Video thirrje”, ku ka pasur rastin të përshëndesë edhe nipin e saj të vogël.

“Më vjen keq që nuk munda të vij të të takoj atje”,
 tha vëllai i banores VIP të Big Brother.

” Nuk dua të përfshihem shumë me lojën. Dua të them dy fjalë, jam mirënjohës që dini të mbroni veten dhe të ruani karakterin dhe identitetin tuaj. Jam krenar për ty. Mbështetje e pafund “, Besmir tha, i prekur, ndërsa i tregoi Eglës nipërit e tij.

Continue Reading

Pinknews

Fotot e Besa Kokëdhimës në Eurovision pushtojnë rrjetin, fustani i nxjerr zbuluar pjesën intime

Fotot e Besa Kokëdhimës nga skena e Eurovisionit teksa performonte, janë bërë virale në rrjetet sociale.

Siç duket, e çara në fustanin e këngëtares ka treguar më shumë seç duhet.

Kujtojmë se ajo performoi “Titan” në skenën e “Malmo Arena” në Suedi, por nuk arriti që të futet në finale.

Continue Reading

Pinknews

Sfidojnë Romeon? Një helikopter sipër ‘BBV’ suprizon me trëndafila blu këtë banor

Pak para spektaklit të sotëm një surprizë ë bukur ka mbërritur pasditen e sotme përnjë nga nga banorët. Bëhet fjalë për Julin, i cili përjetoi emocione shumë të forta teksa pa nga oborri i shtëpisë më të famshme një helikopter që hidhte trëndafila blu.

Mes lotësh gëzimi, aktori ka falenderuar personin që vendosi t’i bënte këtë surprizë të bukur, ndërsa banorët po e pyesnin me kuriozitet se kush mund të ishte ky person

Juli ka qenë së fundmi i përfshirë në debate të forta në shtëpi që mund ta kenë ngarkuar emocionalisht dhe kjo surprizë duket se erdhi në një moment kur banori vërtet ka patur nevojë për mbështetje vetëm pak ditë larg finales së madhe.

 

Continue Reading

Pinknews

“Ti mendon se do të lutem?”/ Egla acaron Romeon, ja çfarë i mori

Nuk kanë fund debatet në shtëpinë e “BBV”. Pas një përplasje që pati me Julian Dedën, Egla ka debatuar edhe me Romeon.  Shkak u bënë paketat e cigareve që Egla i kishte marrë Romeos. Ky i fundit i thotë aktores “se është e dëshpëruar për situata”, ndërsa ajo i kthehet se nuk do t’ia japë më.

Pjesë nga debati:

Romeo: Ka arritur deri te cigaret sot

Egla: Po ku e dija unë që ishin të tuat, mos i jep vetes shumë rëndësi mo burrë

Romeo: Sapo të thashë që janë të miat

Egla: Tani janë të miat thashë

Romeo: Duhet t’i kthesh

Egla: Përderisa i mora kam ndërmend ti mbaj

Romeo: Po pra, do situatë. Je e dëshpëruar për situatë, je e shqitur për situatë

Egla: Po jam, rri pa cigare

Romeo: Ti mendon se do të lutem ty për cigare

Egla: Jo, nuk dua të më lutesh. Unë të kam mbajtur me cigare 3 muajt e parë

Romeo: Siç ke mbajtur të gjithë, mua më ke mbajtur?

Egla: Ti ke marrë më së shumti

Continue Reading
Advertisement

TRENDING