Connect with us

Rajon

Marrëveshja e Ohrit/ Hill: Kemi arritur në një moment kyç të zbatimit

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill ka deklaruar se marrëveshja e Ohrit e dakordësuar mes Kurtit dhe Vuçiçit është një një moment kyç të zbatimit të saj. Ai tha se pavarësisht se nuk është diçka e lehtë, tashmë është arritur në një moment kur duhet të zbatohet kjo marrëveshje.

“Sa i përket marrëveshjes së Ohrit dhe marrëveshjeve të tjera, për asnjë moment nuk kam thënë se është diçka e lehtë dhe se do të jetë e lehtë, por mendoj se kemi arritur në një moment kyç në kuptimin që duhet të presim që diçka të ndodhë në aspektin e zbatimit”- ka shkruar Hill.

Më tej, ai theksoi se zbatimi i marrëveshjes së dakordësuar mes Kosovës do të çoj Serbinë drejt anëtarësimit në Bashkimit Europian duke theksuar se SHBA mbështet fuqishëm bashkëpunimin në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe afrimit me Bashkimin Europian.

Ambasadori tutje ka theksuar se zbatimi I marrëveshjes së dakorduar me Kosovën, do ta çojë Serbinë drejt anëtarësimit në BE.

“Është pjesë e procesit që do ta çojë Serbinë drejt një bashkëpunimi më të madh dhe përfundimisht në anëtarësimin e saj në BE. SHBA-ja mbështet fuqishëm procesin e bashkëpunimit në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe afrimit me BE-në”-thekson ambasadori amerikan.

Deri më tani, palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për mos-zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Ohër. Pritet që në 20 prill të ketë një takim të rradhës mes Kurtit dhe Vuçiç për vijimin e procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërsa deri më tani është arritur dakordësi për marrëveshjen e të pagjeturve.

Marrëveshja e dakordësuar por e pafirmosur në 18 mars në Ohër:

Në faqen zyrtare të BE-se është publikuar edhe dokumenti i Aneksit të Implementimit të propozimit franko-gjerman.  Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Palët e kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Palët e kanë parasysh se, menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, ndërmjetësuesi i BE-së do të fillojë procesin për t’i ndryshuar standardet e Kapitullit 35 për Serbinë, për t’i konsideruar detyrimet e reja të Serbisë, që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi. Palët pajtohen për të miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, si çështje urgjente.

Për të zbatuar Nenin 7, Kosova nis menjëherë negociatat në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për përcaktimin e aranzhimeve dhe garancive specifike, që sigurojnë një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të dialogut, siç përcaktohet nga ndërmjetësuesi i BE-së.

Palët bien dakord për të krijuar një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditësh. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët Monitorues. Për të zbatuar Nenin 9, BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditësh, për të krijuar një paketë investimesh dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë. Asnjë shpërndarje nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht. Kosova dhe Serbia pranojnë se mosrespektimi i obligimeve të tyre nga Marrëveshja, Aneksi ose Marrëveshjet e Dialogut të kaluar, mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre përkatëse të anëtarësimit në BE dhe për ndihmën financiare që marrin nga BE-ja.

Advertisement