Connect with us

Pinknews

Përplasja fizike mes Efit dhe Zhaklinës në publicitet? Ja çfarë mësohet

Në spektaklin e kaluar të “Big Brother” u pa qartë përplasja që opinionistët, e kryesisht Zhaku, kishte me Efin, një prej konkurrenteve.
Teksa opinionistët kanë dhënë mendimin e tyre për rikthimin e 4 banorëve, duke përjashtuar Bledin, ata kanë thënë se Efi, Kiara dhe Ronaldo kanë ndryshim drastik ndaj Luizit për shkak të mbështetjes së publikut ndaj tij dhe për klikimet e tyre.

Por situata ka agravuar kur Efi ka ndërhyrë ndaj opinionit të Arbrit dhe Zhaklinës teksa i akuzoi se e kanë personale me të. Efi la të kuptojë se në prapaskenë ka ndodhur diçka mes Efit dhe opinionistëve, por nuk tregoi asnjë detaj për këtë.

“Unë kam dëshirë të dal tani nga kjo shtëpi. Nuk dua të humbas nervat e mia dhe të ndihem keq shpirtërisht, me këto sjellje personale. Nuk e përballoj dot më. Nuk kam ndryshuar sjellje për Luizin. Ke frikë të bësh një hap. Pas debateve të mia me Arbërin dhe Zhaklinën në studio, gjërat nuk janë më të njëjta. Kam pasur konflikte me këta dy njerëz. Nuk e duroj dot më. Të prish unë gjendjen time shpirtërore për ty dhe Zhaklinën, jo”, u shpreh Efi.

Ndërkohë që nga ana tjetër, dy opinionistët e kanë kundërshtuar faktin se mes tyre kishte një inat personal. Megjithatë, Efi ka vijuar të këmbëngulë që të tregonin edhe çfarë ka ndodhur mes tyre larg kamerave.

 

 

Debati është zhvendosur nga studion e ‘BBV’ në rrjete sociale, ku shoqja e Efit ka publikuar bisedat me të. Nga bisedat, Efi shprehet se është zënë keq me Zhaklinën. Efi tregon se Zhaklina i është afruar në fytyrë duke ulëritur.

“U zura me Zhakun keq. Ua, më erdhi në fytyrë duke ulëritur. Do e kisha mbyt në dru. Injorante komplet, më hodhi kunjë ti që suporton dhunën e të pëlqejnë fishkëllimat”, shprehet Efi në mesazhin dërguar shoqes së saj.

Dhe duket se realisht mes dy vajzave ka pasur një përballje të fortë. Kanë qenë miqtë e Eift, që kanë shpërndarë më shumë detaje nga ato çfarë vetë Efi i kishte rrëfyer. Pak javë më parë, ku Efi ishte e ftuar si ish-banore, në përballje me Zhakun dhe Arbrin, duke mbrojtur Luizin, debati ka vijuar edhe në publicitet. Nga ajo çfarë dihet, është fakti se përballja ka qenë me tone të ashpra më së shumti me Zhakun, e cila edhe është çuar në këmbë, duke iu afruar ish-banores. Nga ajo çfarë dihet, konflikti ka qenë në kufijtë për t’u bërë një përballje edhe fizike. Megjithatë, me ndërhyrjen edhe të ish-banorëve të tjerë, dhe të vetë Arbanës, sherri është ulur.

Është ky episodi, së cilës Efi iu referua, duke kërkuar prej opinionistëve të flisnin edhe për atë çfarë ka ndodhur mes tyre jashtë kamerave. Duket se opinionistët këtë vit kanë qenë shumë të kontestuar edhe nga vetë ndjekësit, duke mos i kursyer aspak në rrjetet sociale.
Megjithatë, duke marrë parasysh vëmendjen që ka reality show dhe mënyrën si ndikohen ndjekësit e programit nga mendimet e opinionistëve, Hajdari ka bërë një reagim në “Instagram”, ku prek kryesisht ofendimet që bëhen në komente ndaj konkurrentëve.

Sigurisht, Arbëri nuk e përmend në reagimin e tij, por në fakt Kiara Tito ka qenë ajo e cila ka marrë më shumë kritika nga publiku së fundmi e ndoshta mendimet e tij “kundër” moderatores dhe lojës së saj, mund të kenë nxitur disa prej këtyre reagimeve, ndaj edhe ai është detyruar ta bëjë këtë deklaratë.

Kështu, opinionisti i programit ndër të tjera thotë se ky “Big Brother” është shumë i vështirë për t’u komentuar e për të dhënë një mendim personal për shkak të përmasave që ka marrë, ndërsa ai vetë është përpjekur të mos cenojë askënd e të vlerësojë sa më drejt.
Ai shprehet se ata që janë duke argëtuar brenda shtëpisë prej 103 ditësh në këtë show, nuk meritojnë asnjë linçim publik, pavarësisht mendimeve që shprehen jashtë dhe askush prej tyre nuk duhet të sulmohet, ndërsa sqaron se batutat e tij janë bërë me qëllimin për t’i sjellë spektaklit pak lehtësi e sportivitet.

Një reagim të ashpër për opinionistët ka pasur edhe vetë babai i Kiara Titos, që kryesisht ka përmendur Zhakun dhe opinionet që ajo ka dhënë për moderatoren. Në lidhje “Skype” nga Italia, babai i moderatores tha se çfarëdo që të bëjë Kiara, do ta sulmojnë. Ai po ashtu kundërshtoi opinionistët duke thënë se ata “zgërdhihen” dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën gjatë mbrëmjeve në spektakël.

Babai i Kiarës shtoi se për një komentues që kishte shfaqur gjuhë urrejtjeje për të do vijë me avokat nga Italia. Ai po ashtu tregoi se gjatë komunikimit me Kiarën pasi ajo doli nga shtëpia i sugjeroi ta shijonte.

“Kiara është shumë e rezervuar dhe për tri ditë rresht vetëm ka qarë. I thashë që s’ ka bërë asnjë gabim”, tha ndër të tjera ai.

Sa i përket pajtimit me Efin, ai u shpreh i lumtur. Por përgjigjja e dhënë nga ana e Zhaklin Lekatarit për këtë deklaratë, duket se nuk është ajo që pritej. Në rrjete sociale po qarkullon një foto ku në qendër të kritikave është Zhaklin Lekatari, një nga opinionistet e Big-ut dhe lajmit që fansat i kanë dërguar në “Instagram” me qëndrimin e babait të Kiarës, ajo i është përgjigjur me linkun e QSUNT, përkatësisht për shërbimin e psikiatrisë.

Duket se Zhaklina është më e përfshira në këtë vorbull mes komentuesve banorëve dhe kritikave që i vijnë. Kjo, për faktin se shpeshherë ajo publikon në rrjetet e saj sociale edhe deklaratat fyese që i vijnë në rrjetet sociale.

Megjithatë, deri më tani, opinionistja nuk ka treguar asgjë për sherrin me Efin, duke preferuar të lërë gjithçka të kalojë në heshtje, duke u fokusuar te roli i saj, edhe për javët e mbetura të këtij formati.

Pinknews

“Titan” elektrizon skenën e Eurovizion 2024! Besa Kokëdhima shkëlqen me performancën e saj

Besa Kokëdhima dhuroi shumë energji dhe adrenalinë me këngën e saj “Titan” të cilën e këndoi në gjuhën angleze dhe ndezi skenën në Malmo Arena, Suedi.

Skenografia dhe veshja e këngëtares ishin një detaj shumë  i veçantë dhe i kombinuar në mënyrë perfekte për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në festivalin më të madh evropian Eurovision 2024.

Besa Kokëdhima është renditur e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues.

Continue Reading

Pinknews

E papritur/ Dijonis Biba largohet nga “Ferma VIP”

Ditën e sotme Dijonis Biba ka ndërprerë rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”.

Ky vendim erdhi i papritur nga ish-fermeri i cili fillimisht mblodhi konkurrentët e tjerë dhe u komunikoi vendimin që kishte marrë.

Unë sot kam vendosur të largohem nga ferma dhe këtë e them seriozisht. Nuk e përballoj dot më, kam ditë që e mendoj. Jam dorëzuar nuk mundem. Valixhen e kam bërë gati, kam folur do largohem tani. Nuk mundem më”, tha Dijonisi.

 

Rikujtojmë që Dijonis Biba ka hyrë në fermë që prej fillimit, 22 Marsit, ku shpeshherë është shpallur edhe i preferuari i publikut.

Continue Reading

Pinknews

‘O zot të lutem…’/ Akuzoi për ngacmim seksual Meritonin dhe Julin, Ilnisa sulmon Eglën

Mbrëmë situatë në ‘Big Brother VIP Albania’ ka agravuar mes Eglës, Julit dhe Mritonit.

Përmes një debati të ashpër Egla shprehet se nuk mund të duron më duhet t’i denoncoj në polici.

Andaj Ilisa ka reaguar duke ripostuar një ‘story’ ku shkruante se “Karma e fëmijëve qe ke përmend aty, e do i mësoje Anaisit pozicionin më të mirë në se*s, vajza e Julit si dritë, vajza e Jetmirit, nena dhe motra Meritonit qe ste kanë faj po të kthehen mbrapsht”.

Kujtojmë se Ilnisa ka përkrahë fuqishem Meritoin gjatë qëndrimit të tij në ‘BBVA’.

Përplasja e Eglës me Jul Dedën, reagon ashpër Ilnisa dhe

Continue Reading

Pinknews

E nxorri i ati prej “Grande Fratello-s”?/ Ja si qëndron e vërteta e Heidit

Siç e dimë tanimë, Heidi, e cila aktualisht është konkurrente në formatin e “BBV3”, ka qenë gjithashtu një konkurrente në “Grande Fratello”.

Gjatë një puntate, befas ajo vendosi të “braktiste” Grande Fratello-n dhe ky vendim i saji erdhi pas një takimi me të atin në program ku ky i fundit kërkoi daljen e Heidit nga shtëpia për shkak se nuk i pëlqente afërsia që ajo kishte krijuar me 47-vjeçarin, Massimiliano Varrese, një tjetër konkurrent i “Grande Fratello-s”

“Eja me mua. Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të kapi dhe të vuri nën stres. Nëna nuk të ka parë më që nga ai moment. Nuk lejoj njeri të sillet keq me vajzën time dhe ti e di. Nuk lejoj njeri të shkelë dinjitetin tënd. I kam premtuar mamit se do të çoj në shtëpi sonte.”- u shpreh babai i Heidit asokohe.

Mirëpo si qëndron e vërteta? Heidi u largua me dëshirën e saj apo u ndje “e detyruar” prej të atit?

E ftuar në “Cherry On Top”, ka qenë mamaja e Heidit, e cila ësh pyetur prej Bora Zemanit lidhur me rrugëtimin e Heidit në Grande Fratello, mirëpo ajo deklaroi se bashkëshorti i saj nuk kishte dorë në daljen e Heidit nga shtëpia.

Continue Reading

Pinknews

“Veç të ndajë çiftin…”/ Çfarë do të bëjë Erjola për t’i shpëtuar televotimit?

Prej disa ditësh është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se ‘më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin’. Ndërkohë prime-n e kaluar Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”. Kjo është mohuar nga të dy edhe pse Graciano tregon se edhe Erjola ia ka thënë më parë këtë.

Françeska ka biseduar me Gracianon lidhur me televotimin e kësaj jave, ku është shprehur se Erjola është më e rezikuara. Kjo pas historisë që Graciano tregoi në lidhje me mesazhet e Romeos, ‘skemës’ së tyre, për Françeskën asaj i ka mbetur vetë të ndajë çiftin sepse sipas saj publiku nuk e do më brenda shtëpisë.

Pas gjithë këtyre ti mendon se publikut i intereson ta mbajë brenda? Jemi në fund, është zbardhur çfarë ishte për t’u zbardhur. Ku do shkojë më shumë Erjola? Veç të ndajë çiftin i ka ngelur i bie…

Continue Reading
Advertisement

TRENDING