Bota
35 avionë kinezë fluturojnë në afërsi të ishullit
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit zbuloi 35 avionë ushtarakë kinezë dhe tetë anije detare rreth Tajvanit rreth orës 06:00 me orën lokale të mëngjesit të sotëm.
Nga 35 avionë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA), 15 hynë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Tajvanit (ADIZ), sipas ministrisë.
Si përgjigje, Tajvani ka dërguar avionë, anije luftarake për të gjurmuar avionët dhe anijet kineze.
Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj dhe nuk ka pranuar në asnjë moment pavarësinë si shtet më vete. Konfliktet u përshkallëzuan pas vizitës së lideres tajvaneze në SHBA, gjë që ishte paralajmëruar nga Kina.