Rajon
Armë drejt Ukrainës/ Ministri serb përgënjeshtron Pentagonin
Dokumentet konfidenciale të zbuluara të Pentagonit pretendojnë se Serbia ka rënë dakord të dorëzojë armë në Kiev ose i ka dërguar tashmë ato, ndërsa ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç e mohon diçka të tillë.
“Është publikuar një gënjeshtër se Serbia po i shet armë Ukrainës. Qëllimi i dikujt është padyshim që të destabilizojë vendin tonë dhe ta fusë atë në një konflikt në të cilin ne nuk do të marrim pjesë,” u shpreh Vuçeviç për agjencine e lajmeve, Reuters.
Ministri nënvizoi se Serbia u shet armë palëve të treta që janë larg konfliktit dhe nuk kanë lidhje me të.
“E përsëris, Serbia nuk ka dërguar armë në Ukrainë dhe gjithçka që është publikuar për këtë temë janë spekulime të pavërteta”, theksoi Vuçeviç