Connect with us

Pinknews

A jeni kurioze se çfarë parfumi përdor Gigi Hadid?

Aroma është thellësisht personale – aq shumë sa që edhe kur dy persona kanë të njëjtën aromë parfumi, sërish duket ndryshe.

Sekreti për të krijuar një aromë të veçantë që ka njëfarë je ne sais quoi është io vështirë për t’u zbuluar. Dhe nëse e keni pyetur ndonjëherë veten çfarë arome ka një nga fytyrat më të bukura të modelingut si Gigi Hadid, sapo u zbulua!

Erin Parsons, e njohur si grimierja e Hadid, ndau në TikTok kombinimin aktual të aromave të supermodeles: “Kam punuar me Gigi Hadid kohët e fundit dhe ajo kishte erë kaq të mirë. Ajo më tha se përdor My Burberry [Black] dhe e vendos atë me Lily Aldridge Haven.” Parsons vazhdon të përshkruajë aromën, duke thënë se është më shumë një “aromë lëkure” dhe ka erë sikur po ecni nëpër “një kopsht me trëndafila dhe portokall”.

Sa i përket aromave specifike që shkojnë së bashku: My Burberry Black është i mbushur me jasemin dhe trëndafil i ëmbël, ndërsa Haven është me mandarinë, lule bozhure të sapoçelura dhe myshqe druri.

 

Advertisement