Rajon
Presidentit të ri Milatoviç i rrezikohet jeta, çfarë do ndodh me inagurimin e tij
Inaugurimi i presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç më 20 maj do të mbahet në Podgoricë brenda kuvendit malazez. Sipas mediave malazeze ky vendim është marrë nga policia për shkak se në Cetinje, Milatoviçit mund t’i rrezikohet jeta.
Ndërmjet dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale, ai mori mbrojtje të përkohshme policore, e cila u kërkua nga Lëvizja Evropa Tani për shkak të frikës se ai ishte kërcënuar fizikisht. Ai vendim është marrë nga Qeveria dhe ka qenë i përkohshëm, me qëllim që Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Policisë të përcaktonin se kush kërcënonte Millatoviçin. Sipas ligjit, vlerësimi i sigurisë bëhet nga ANB me kërkesë të policisë.
Kur merr presidencën, ai automatikisht bëhet person i mbrojtur.
Inaugurimi, gjegjësisht shpallja ceremoniale e presidentit në seancën e Kuvendit, është mbajtur në Vilën Rezidenciale në Cetinje. Në kryeqytet është edhe rezidenca e presidentit. Aty fillon çdo seancë e rregullt pranverore dhe verore e parlamentit, gjegjësisht mbahet seanca e parë.
Drejtoria e Policisë tha se është duke u zhvilluar procesi i vlerësimit të sigurisë së inaugurimit në Cetinje, si dhe përgatitjet për sigurimin e vendit të ngjarjes duke zbuluar se inaugurimi i presidentit të ri nuk do të bëhet sipas traditës.