Connect with us

Kosova

Veriu fshin buzëqeshjet/ Testohet marrëveshja e pafirmosur

Kosova sheh rrezik që këto ditë situata në veri të vendit të destabilizohet, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komuna të asaj pjese, te cilat ka vendosur t’i bojkotojë Lista Serbe

Krerët e shtetit të Kosovës duket se kanë informacione për mundësinë e destabilizimit të situatës në veri të vendit, në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviç, një situate kjo që vjen përkundër marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 18 mars në Ohër, e cila u konsiderua si një garanci për paqen në rajon.

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka informacione se në Rashkë të Serbisë, pranë kufirit me Kosovën dy grupe po zhvillojnë trajnime për të destabilizuar veriun.Indikacione për këtë kanë dhënë djegiet e disa makinave në veri ditët e fundit.

Në aspektin politik, Lista Serbe e largua tashme nga institucionet e Kosoves dhe teksa eshte deklaruaar se nuk do te marre pjese ne zgjedhje, ka kerkuar:  “reagim urgjent” nga BE-ja ndaj Kosovës. Së dyti, ata e vendosin formimin e Asociacionit si “parakusht absolut” për vazhdimin e dialogut, kërkojnë tërheqjen e forcave të Policisë së Kosovës nga çdo vend në very dhe kane deklaruar se zgjedhjet duhet te zhvillohen “pas formimit të Asociacionit”.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme fillimisht u planifikua të mbaheshin më 18 dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo me rekomandimin e ndërkombëtarëve, ato u shtynë mes incidenteve të shkaktuara.

Tani Bashkimi Europian dhe vendet e grupit QUINT – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Gjermania – nuk kanë kërkuar më që zgjedhjet të shtyhen. Por kanë shprehur keqardhje pse Lista Serbe që ka marrë mbi 90 për qind të votave nga komuniteti serb dhe që mbështetet nga Beogradi, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje.

Advertisement