Politike
Berisha: Rama 22 mln euro shpenzime, merr charter me dhomë gjumi
Sali Berisha thotë se të rinjtë shqiptar po largohen çdo ditë e më tepër nga vendi, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike në të cilën qeveria ka futur Shqipërinë.
Sipas tij arsyeja se përse vendi jonë është në këtë gjendje lidhet drejtpërdrejtë me qeverinë me vjedhjet që kryhen.
Berisha, nga Roskoveci ku prezanton kandidatin e tij për 14 majin, tha se vendi u “katandis kështu sepse Rama udhëton me avion që kushton 22 mln euro, sepse Majlinda Bufi shkon në Antalia me interesat e pensioneve, dhe sepse Belinda Balluku porosit biftekun 1 mijë euro”.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ka hall të marrë ato vota dhe të vazhdoj siç ka vazhduar. Ndryshimi është në duart tuaja. Pse u katandisëm ne kështu? Sepse zotëria Edi Rama udhëton me avion 22 mln euro shpenzime, sepse Bufi shkon në Antalia me interesat e pensioneve, sepse Balluku porosit biftekun 1 mijë euro, sepse këta ju urrejnë dhe ju përçmojnë ju, sepse në të gjitha punët publike vjedhin 80-90% të çmimit, ndërtojnë rrugë si kurrkund në botë, në fushë 24 mln euro km.
E morët vesh se çfarë ndodhi në Tiranë. Na doli pylli 1 mln pemë. Pse e shpall 1mln? Sepse është 1 mln vjedhje sepse vjedh paratë e fidanëve dhe thotë i mbolla.
Këtu ushqimet janë mbi mesataren në BE, nga mos të ikin njerëzit. Ndaj dhe thirrja për të votuar ndryshimin.