Politike
Lulzim Basha rikthehet në fushatë, mbështet Alibeajn
Lulzim Basha është rikthyer në politikën aktive, madje nga dera kryesore, duke hyrë në fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ai ka postuar në faqen e tij në Facebook hapjen e fushatës së Partisë Demokratike të komanduar nga Enkelejd Alibeaj.
“Takimi hapës i fushatës zgjedhore për kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë Tiranë, Roland Bejko, si dhe për listën e këshiltarëve të bashkisë”, shkruan ai, ndërsa ka postuar live nisjen e fushatës së PD.
PD-ja zyrtare ka hapur pasditen e sotme fushatën në Tiranë.