Connect with us

Sport

Ish-trajneri i Shqipërisë flet për Napolin: Lojtarë të ‘uritur’

Napoli ia ka dalë të befasojë të gjithë këtë sezon. Skuadra e drejtuar nga Lucciano Spalleti është praktikisht fituese e Serie A, me një diferencë të madhe pikësh. Për napoletanët te “Sport Mediaset” ka dhënë opionionin e tij ish-trajneri i Shqipërisë, Edi Reja.

“Ky është një ekip i ri, mund ta përfundojnë këtë kampionat si kampionë. Ka lojtarë që janë të uritur dhe duan të tregojnë vlerat e tyre. Napoli ka një nga skuadrat me një nga moshat më të vogla nga të gjithë, për këtë arsye ëndërron. Nëse ata janë në një formë të mirë mendërisht dhe fizikisht, mund të konkurrojnë vitin e ardhshëm në Europë. Pasi u largova unë, erdhën Mazzarri dhe Benitez, spanjolli solli disa lojtarë të Barcelonës dhe mentaliteti ndryshoi disi.

Nëse të vjen një ofertë prej 120 milionë euro për Osimhen, sigurisht që nuk mund të thuash jo. Unë jam i mendimit se nëse lojtari dëshiron të largohet duhet ta lësh të shkojë. Nëse ai do të largohet forca do të pakësohet, sepse ai është maja e ekipit, forca lëvizëse e të gjithëve”, – tha ai.

Advertisement