Connect with us

Kosova

‘Kurti bëri një punë të pistë’/ Kërcënon Petkoviç

Me mospjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, serbët theksuan dhe nënvizuan se nuk ka normalizim të marrëdhënieve pa formimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë prej tyre, ka thënë drejtori i të ashtuquajture “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviq, duke folur në televizionin publik serb rreth zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës, te cilat I quajti “me karakter anti-demokratik”.

“Fakti se vetëm 13 serbë dolën në vendvotime, që kontenjerët qenë të zbrazët, që kutitë e votimit ishin të zbrazëta, tregon më së miri që kjo është disfatë dhe disfatë për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, komunitetin ndërkombëtar, si dhe ishin themel i unitetit serb, ku treguan përgjegjshmëri të plotë…dhe e lanë Albin Kurtin ta bëjë punën e tij të pistë”, ka thënë Petar Petkoviq.

Ai pati gjthashtu kritika të mëdha edhe ndaj një pjese të komunitetit ndërkombëtar, përkatësisht ShBA-në që njohën rezultatin zgjedhor me 1 mijë e 500 votues. Përveç kësaj, ai pretendon se jo vetëm serbët bojkotuan këto zgjedhje por edhe një pjesë e votuesve shqiptarë.

“Kur shihni rezultatet, do të shihni se po qe se i krahasoni me vitin 2021, votuan me pak rreth 500 shqiptarë, që do të thotë se jo vetëm serbët bojkotuan zgjedhjet, por edhe shqiptarët.

Fakti që Lista Serbe nuk mori pjesë në këto zgjedhje dhe thirrjet e kësaj partie për bojkot, bën që serbët e veriut të mos i përgjigjen pothuajse fare këtij procesi zgjedhor.

Madje njëri nga liderët e këtij subjekti politik, por me të kaluar shumë të dyshimtë, Milan Radojiçic, dha edhe një deklaratë me tone kërcënuese. Ai tha se populli serb nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të udhëhiqen nga shqiptarët.

Deklarata të ngjashme me reagime të ashpra kundër zgjedhjeve që Kosova organizoi në veri, ka pasur shumë gjatë ditës së djeshme.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka theksuar se këto zgjedhje nuk kontribuojnë në një zgjidhje politike, kjo për faktin e pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve.

Advertisement