Connect with us

Rajon

Luftë me mullinjtë e erës/ Daçiç sulmon Podgoricën për Prishtinën

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçic, ka përmendur me radhë shtetet që e kanë zhgënjyer Serbinë, duke votuar pro ose duke abstenuar në Këshillin e Evropës, ku u miratua aplikimi i Kosovës për anëtarësim në këtë instancë.

Fillimisht, ai tha se pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, nuk do të ketë përmbushje të pikave të tjera të marrëveshjes së Ohrit.

“Nuk është se Marrëveshja e Ohrit nuk është më e vlefshme, por këtu po flasim për faktin se gjëja e parë në Marrëveshjen e Ohrit është Asociacioni. Nëse nuk ka Asociacion, nuk ka as pjesë të tjera të marrëveshjes”, tha Daçic.

Ai ka folur për votimin për nisjen e procedurave të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Sipas Daçic, Serbia do t’i hakmerret Malit të Zi, që votoi pro Kosovës në KiE.

“Mali i Zi do të mundte që, së paku, të abstenonte. Ne na duhet të veprojmë në mënyrë reciproke. Atyre do t’ju duhet vota jonë ndonjëherë, të cilët sigurisht se nuk mund ta llogarisin më”, ka thënë Kryediplomati serb.

Dacic shtoi se ka qenë i surprizuar për të keq nga zëri i Ukrainës, sepse Serbia e ka dënuar cenimin e integritetit territorial të këtij shteti në të gjitha rezolutat e botës, por Kyivi abstenoi.

“Për aq kohë sa Bosnja dhe Hercegovina është e shqetësuar, a ka pasur ndonjëherë ndonjë rast që ne nuk e kemi përmendur integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës? Tani kur dikush të na pyes, ne do të abstenojmë. Pse ne të jemi për integritetin territorial të Bosnjës kurse ata të na abstenojnë?”, tha Daçiq.

 

Advertisement