Kronike
Aksident fatal në Vlorë, makina futet brenda në lokal
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në një kryqëzim pranë ish-shtëpisë së oficerëve. Në pamjet e siguruar nga Ballkanweb njëra prej makinave shihet se ka përfunduar në ambjentin e një lokali si pasojë e përplasjes.
Si pasojë e aksidentit mësohet se dy persona janë transportuar në spital pasi kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po hetohen shkaqet e aksidentit.