Pinknews
E kanë zarfin e rëndë? Maestro zbulon dhuratën për dasmën Luiz-Kiara
Natën finale të BBV, të shtunën Kiara dhe Luiz pritet që të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Këtë e konfirmoi edhe regjosri i BBV dhe tashmë presim vetëm dasmën.
Ndërkohë të afërmit e çiftit, të ftuar në dasëm kanë nisur me gjetjen e dhuratave dhe ka qenë Maestro ai që na ka treguar se çfarë do të dërgoi dhuratë të Kiara dhe Luizi.
I pyetur për dhuratën që do t’i bëj çiftit Luiz – Kiara në dasmën që do të organizohet në finalen e BBV, Armaldo zbuloi se cila do të jetë surpriza që ka për ta.
“Di që do të ketë celebrim, por me orkestër e muzikë e të kërcejmë e të këndojmë nuk e di, por edhe nëse është kështu do e festojmë. Të them të drejtën dhuratën nuk e kam menduar, do i jap një zarf se kjo zgjedhja e dhuratave është e vështirë, nusja ka shije tjetër unë tjetër, a ju pëlqen atyre, problem dhe vendi ku do e vendosin etj. Më mirë zarfin e të bëjnë ç’të duan”-tha Armaldo.
Moderatorja: E ka të rëndë zarfin Luizi dhe Kiara?
Armaldo Kllogjeri: Unë në do shtri këmbët sa të kem jorganin.