Connect with us

Pinknews

Ndahet nga jeta në moshën 23-vjeçare finalistja e Miss Universe

Finalistja e Miss Universe Australia, Sienna Weir, ka vdekur në moshën 23-vjeçare. Familja e modeles nga Sydney ka konfirmuar lajmin dhe ka bërë homazhe pas vdekjes së saj tronditëse dhe tragjike.

Siç u bë e ditur, u vendos që të dilte nga koma pas një aksidenti që pati disa javë më parë. Vajza fatkeqe ra nga kali dhe u plagos rëndë.

Si familja, ashtu edhe partneri i saj janë në gjendje të rënduar.

“Ne e donim shumë njëri-tjetrin”, tha partneri i saj.

Miqtë dhe të afërmit kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. Ndërsa, Agjencia e saj, Scoop Management, ndau një video me një seri fotosh të finalistit të Miss Universe.

Sienna Weir

Modelja kishte marrë dy diploma, një në letërsi angleze dhe një në psikologji nga Universiteti i Sidneit.

Advertisement