Connect with us

Kronike

Shkrumbohet makina në lëvizje në Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët.  Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Aqif Pasha” në Elbasan. Dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik. Fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar, ndërkohë zjarri është shuar me ndërhyrjen  e zjarrfikësve.

Sakaq grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/ Informacion paraprak

 

 

Rreth orës 17:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. P., 42 vjeçe.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Advertisement