Rajon
Wagner, arma sekrete e Vuçiç
Avokati serb Cedomir Stojkoviç ka ngritur shqetësim se si prokuroria e Serbisë ka refuzuar ankesën e tij për hetimin e grupit Wagner në Republikën e Serbisë.
Sipas një postimi që ai beri Twitter, liderët e djathtë dhe zyrtarë të partive politike në Serbi kanë vizituar qendrën e grupit Wagner.
“Franca e shpalli grupin Wagner si organizatë terroriste. Në të njëjtën kohë, prokurori i Aleksandar Vuçiqit refuzon ankesën time penale për hetimin e ketij grupi në Serbi. Aleksandar Vuçiç është mik i terroristëve”, ka shkruar avokati serb
Vec Frances, edhe Britania në javët e ardhshme do miratojë gjithashtu një rezolutë që do të njohë grupin Wagner si një organizatë terroriste.