Rajon
Arrestimi i Belerit/ Mitsotakis: Do ndikojë në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri
E ashpër vijon të jetë gjuha e autoriteteve më të larta greke lidhur me arrestimin e kandidatit për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Në një intervistë për mediat greke Mitsotakis thotë se Greqia “nuk do të tolerojë një sjellje të tillë në kurriz të pakicës kombëtare greke në Shqipëri”
Ai bëri të ditur se Greqia do të mbetet gjithmonë mbështetëse e pakicës kombëtare greke dhe se i ka bërë të qartë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se “ në këtë çështje nuk pranojmë lëshime për shtetin e së drejtës” . Në fakt, ai paralajmëroi se nëse një politikë e tillë vazhdon, do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe dhe në rrugën e Shqipërisë drejt Europës.
Fredi Beleri, i akuzuar për blerje të 8 votave për 40 mijë lekë, do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Vlorës, e cila pas vendimit shpalli mos kompetencë dhe dosja hetimore tashmë kalon në SPAK. Në burg është lënë edhe Pandeli Kokaveshi i akuzuar si bashkëpunëtor i Belerit në blerjen e votave të qytetarëve në Himarë.
E pranishme në seancë ishte edhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi. Report Tv mëson se në sallën e gjyqit, kandidati i Berishës dhe Metës që kërkon një mandat në Himarë, deklaroi se nuk ka lidhje me akuzën. Beleri pretendoi para trupës gjykuese se në lokal, momentin kur u arrestua nga agjentët e policisë, ishte me të afërm të tij dhe se me lekët nuk kishin qëllim blerjen e votave.
Fredi Beleri, i akuzuar për blerje të 8 votave për 40 mijë lekë, do të qëndroj në masën e sigurisë “arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Vlorës, e cila pas vendimit shpalli mos kompetencë dhe dosja hetimore tashmë kalon në SPAK. Në burg është lënë edhe Pandeli Kokaveshi i akuzuar si bashkëpunëtor i Belerit në blerjen e votave të qytetarëve në Himarë. E pranishme në seancë ishte edhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi. Report Tv mëson se në sallën e gjyqit, kandidati i Berishës dhe Metës që kërkon një mandat në Himarë, deklaroi se nuk ka lidhje me akuzën. Beleri pretendoi para trupës gjykuese se në lokal, momentin kur u arrestua nga agjentët e policisë, ishte me të afërm të tij dhe se me lekët nuk kishin qëllim blerjen e votave.
Pazaret për blerjen e votave çuan në pranga kandidatin e koalicionit Berisha- Meta për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri një ditë më parë (12 maj) . Ai u arrestua bashkë me truprojën e tij Panajot Kokoveshi, pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë 40 mijë lekë për votat e 8 personave. Kartmonedhat u sekuestruan ndërsa pas arrestimit, disa qytetarë nga Himara thanë se Beleri u ka ofruar deri në 10 mijë lekë për votë, por ato nuk i kanë marrë.