Bota
MOTI i keq godet Italinë/ Përmbytje masive…ka viktima dhe të zhdukur
Moti i keq ka goditur Italinë. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive kryesisht në zonat Romagna dhe Bologna. •Deri më tani raportohen dy viktima dhe 4 persona të zhdukur. •Viktimat janë një burrë i moshuar që jetonte në Forli pranë lumit Montone, i cili u mbyt në katin e parë të shtëpisë së tij dhe një burrë 70 vjeçar nga Ronta di Cesena. Emergjencat civile janë nisur evakuuimin e qytetarëve, ndërsa kryebashkiaku i Faenza-s ka bërë thirrje që të raportohet çdo person i zhdukur. •Ndër të tjera, Massimo Isola është shprehur se nuk ka ndodhur kurrë në Historinë e qytetit për përmbytje të tilla. •Autoritet kanë urdhëruar pezullimin e mësimit dhe mbylljen e disa shkollave deri në një njoftim të dytë për neutralizimin e kushteve atmosferike. •Po ashtu janë ndaluar lundrimet dhe udhëtimet me tren. •Bashkia e Bolonjës bën të ditur se sistemi rrugor është i rrezikuar në shumë zona të qytetit metropolitane.
Moti i keq me reshjet e dendura të shiut kanë goditur disa provinca në Itali. Deri më tani raportohen 2 persona të vdekur dhe 4 të zhdukur. Zonat më të prekura nga përmbytjet janë Romagna dhe Bologna. Emergjencat civile kanë nisur evakuuimin e qytetarëve, ndërsa kryebashkiaku i Faenza-s ka bërë thirrje që të raportohet çdo person i zhdukur. Ndër të tjera, Massimo Isola është shprehur se nuk ka ndodhur kurrë në nistorinë e qytetit për përmbytje të tilla, shkruajnë mediat italiane.
“Kaluam një natë që nuk do ta harrojmë kurrë. Një përmbytje që historia e qytetit tonë nuk e kishte njohur kurrë. Diçka e paimagjinueshme. Qindra e qindra njerëz që kanë punuar gjithë natën, po vazhdojnë të ndërhyjnë në zonat e përmbytura me një qëllim të vetëm. : për të siguruar të gjithë personat që janë ende në vështirësi. Për këtë arsye ftoj këdo që njeh të afërm apo miq që janë aktualisht të pagjurmueshëm të më raportojnë me mesazh privat“, shkruan kryebashkiaku i Faenza-s, Massimo Isola.
Çfarë dimë deri më tani?
Italia prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq, reshje të denduar shiu të cilat kanë shkaktuar përmbytje masive në disa zona. Deri më tani dy persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë zhdukur në Romagna, një nga zonat më të prekura nga moti i keq. Në këtë zonë janë raportuar gjithashtu rrëshqitje masive të dheut. Viktimat janë një burrë i moshuar që jetonte në Forlì pranë lumit Montone, i cili u mbyt në katin e parë të shtëpisë së tij dhe një burrë 70-vjeçar nga Ronta di Cesena. Bashkia e Bolonjës bën të ditur se sistemi rrugor është i rrezikuar në shumë zona të qytetit metropolitane. Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e disa shkollave deri në një njoftim të dytë për neutralizimin e kushteve atmosferike. Po ashtu janë ndaluar lundrimet dhe udhëtimet me tren.
Itali prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq, reshje të denduar shiu të cilat kanë shkaktuar përmbytje masive në disa zona. Mediat italiane raportojnë se deri më tani dy persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë zhdukur në Romagna, një nga zonat më të prekura nga moti i keq. Në këtë zonë janë raportuar gjithashtu rrëshqitje masive të dheut.
Viktimat janë një burrë i moshuar që jetonte në Forlì pranë lumit Montone, i cili u mbyt në katin e parë të shtëpisë së tij dhe një burrë 70-vjeçar nga Ronta di Cesena. Bashkia e Bolonjës bën të ditur se sistemi rrugor është i rrezikuar në shumë zona të qytetit metropolitane.
“Ftojmë popullsinë të bëjë vetëm udhëtime vërtet urgjente”, njoftuan autoritetet. Sakaq ka nisur evakuuimi i mijëra qytetarëve. Disa shkolla kanë pezulluar mësimin dhe janë mbyllur deri në një njoftim të dytë për neutralizimin e kushteve atmosferike. Po ashtu janë ndaluar lundrimet dhe udhëtimet me tren.